E rëndë/ Dalin pamjet e vrasjes së Egli Pashollarit, momenti kur Gazment Buçpapaj së bashku me partneren e tij dhe një person tjetër e godasin me thikë

Dalin pamjet e ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën pasditen e 20 shkurtit, ku 31-vjeçari Egli Pashollari u vra me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetarja Xhensila Kodra,  shtetasi Gazment Buçpapaj shihet duke e qëlluar me thikë viktimën.

Plagët e marra rezultuan fatale për të riun.

Pashollari sapo zbret nga automjeti i tij tip “BMW Seria 7”, me ngjyrë të bardhë, kur sulmohet nga Buçpapaj.

Në vendngjarje, sipas pamjeve, ndodhej edhe partnerja e autorit të dyshuar si dhe një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar të kryeqytetit, duke shkaktuar panik te kalimtarët dhe banorët e zonës.

Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj vrasjeje. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi konfliktin që dyshohet se çoi në përplasjen fatale.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×