“Mungon gara”/ Dorian Teliti – Presidentit: Mos dekretoni projektligjin e ‘shtetit digjital’, rrezikon kapjen e infrastrukturës së të dhënave

Këshilltari i çështjeve ekonomike në PD, Dorian Teliti i ka kërkuar presidentit Bajram Begaj që të mos e dekretojë ligjin për ‘Shtetin Digjital’.

Sipas Telitit, ‘shteti digjital’ është pronë e shqiptarëve dhe jo e një qeverie.

Reagimi i Dorian Telitit:

“SHTETI DIGJITAL” ËSHTË PRONË E SHQIPTARËVE, JO E MAZHORANCËS (NË LETRA) QEVERISËSE. PRESIDENTI TË MOS E DEKRETOJE LIGJIN E RREZIKSHËM KLINTELIST.
Tre ditë më parë, mazhoranca socialiste miratoi me urgjencë një ligj që prek drejtpërdrejt kontrollin mbi shtetin digjital shqiptar.
Nën maskën e “modernizimit”, po ndërtohet një skemë ku sistemet kritike digjitale të Republikës – ku përfshihen edhe platformat që mbajnë e trajtojnë të dhënat e çdo qytetari – mund të kalojnë në administrim të shoqërive hibride, me 49% hapësirë për interesa private.
Kjo nuk është reformë. Kjo është kapje politike dhe financiare e infrastrukturës digjitale të shtetit.
Kontrolli parlamentar nuk do ekzistojë, cdo gjë do vendoset me VKM.
Pagesat qindra milionë euro cdo vit për këto kontrata të mbyllura nuk do monitorohen dot më. Mungon gara e hapur, cënohet ndjeshëm cilësia e shërbimit, shumë më pak transparencë, më shumë pushtet i përqendruar.
Po flasim për arkitekturën digjitale të Republikës. Po flasim për kontroll mbi të dhënat, mbi sistemet, mbi mekanizmat e shtetit. Kur pushteti fillon të ndërtojë struktura paralele rreth sistemeve kritike, alarmi duhet të ndizet.
Por jemi ende në kohë për ta zhbërë këtë akt tejet të rrezikshëm. Ndaj i bëjmë thirrje Presidentit të Republikës: Mos e dekretoni këtë ligj. Kundërshtojeni me forcë. Kthejeni për rishqyrtim.
Shteti digjital nuk është pronë e një mazhorance (në letra) politike. Është garanci e sigurisë kombëtare dhe e lirisë së qytetarëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×