Në kërkim nga Italia për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari (EMRI)

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”. Në pranga është vënë 34-vjeçari Syrgen Haxhija banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, për ekzekutimin e urdhrit për zbatimin e masës së sigurisë personale “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Milanos, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Vijojnë kontrollet dhe operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×