
Furnizoi me naftë automjetin dhe nuk kreu pagesën por u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësit të karburantit, identifikohet, kapet dhe arrestohet drejtuesi i automjetit.
28-vjeçari, i dënuar më parë në Itali për grabitje dhe i dëbuar për 10 vite nga ky shtet.
Forcat e Posaçme “Shqiponja” pranë DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, pas kallëzimit të bërë nga punonjësi i një pike karburanti në Shupenzë, për një drejtues automjeti i cili u largua pa kryer pagesën pasi furnizoi automjetin me karburant, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.
Si rezultat i reagimit në kohë, administrimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit, konkretisht shtetasi A. Xh., 28 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë në Itali për grabitje dhe i dëbuar për 10 vite nga ky shtet.
Ky shtetas dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 21.02.2026, në një karburant në Shupenzë, është paraqitur me një automjet tip “Benz” dhe, pasi e ka furnizuar me naftë, është larguar me shpejtësi pa kryer pagesën, duke rrezikuar edhe jetën e punonjësit të karburantit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, si dhe një kapuç në formë maske.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
and then