Barça “rrëmben” kreun, triumf i pastër ndaj Levantes, Flick reagon për çështjen “Yamal” (VIDEO)

Gara për titullin në La Liga po bëhet më e bukur se kurrë, kjo pasi dy “bigët” e futbollit spanjoll, Real e Barça, vijojnë të gabojnë duke bërë që kreu të ndryshojë shpesh pronarë. Pas blofit të madh që dhuroi Reali, me ekipin e Arbeloa-s që pësoi një humbje të papritur ndaj Osasuna-s, Barça përfitoi duke u rikthyer shpejt në krye pas suksesit 3-0 përballë Levantes. Pas vetëm një jave, ekipi i Hansi Flick reagon shpejt duke marrë kreun, +1 pikë në raport me Real Madrid.

Ndaj Levantes, Barça e zgjidhi shumë lehtë duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 4-ët, me Bernal që devijoi saktë një asist të pastër Garcia-s. Në minutën e 32-të, thuajse në të njëjtën formë, ekipi blaugrana gjeti edhe golin e dytë, me Cancelo-n që futi një top të bukur në qendër aty ku De Jong me një goditje të saktë tundi rrjetën. Në fraksionin e dytë, Flick nisi valsin e zëvendësimeve, duke freskuar ekipin, ndërsa për të hipotekuar këtë sukses mendoi Fermin Lopez që me një predhë të vërtetë realizoi një gol shumë të bukur duke sigluar shifrat në 3-0. Hansi Flick u shfaq i kënaqur për këtë fitore, ndërsa foli edhe në lidhje me reagimin nervoz të Yamal pas zëvendësimit:

“Ishte shumë e rëndësishme të zhbllokonim ndeshjen shpejt, më pas fituam besim, përmirësuam lojën tonë dhe arritëm të fitonim. Reagimi i Yamal? Është normale që të mërzitet, por e rëndësishme është që ekipi fitoi. Është jetike të rikuperojmë energji pasi na presin dy sfida të vështira kundër Villareal dhe Atletico”, u shpreh Hansi Flick.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×