“Dëshmitarët e Ballukut u intimiduan nga krimi i organizuar”, Këlliçi: Rama mund ta shkarkojë nga detyra për disa ditë, por…

Deputeti i PD Belind Këlliçi, i ftuar në studion e News24 ka folur në lidhje me mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, për të cilën SPAK po kërkon arrestimin.

Ai u shpreh se në mbledhjen e sotme u zbulua nga SPAK se dëshmitarë të përfshirë në çështjen e Ballukut janë intimiduar dhe kërcënuar me jetë nga eksponentë të krimit të organizuar.

Po ashtu Këlliçi zbuloi se sipas burimeve informale, pritet që brenda dy ditëve të ardhshme kryeministri Edi Rama të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme të PS, për të finalizuar disa ndryshime në qeveri.

Sipas tij mes ndryshimeve mund të jetë edhe Balluku, e cila mund të shkarkohet nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre, por “pa i cenuar imunitetin”.

Këlliçi: Në mbledhjen e sotme pati një zhvillim tronditës. Pati një informacion se SPAK tha se dëshmitarët të përfshirë në këtë dosje nuk janë intimiduar vetëm nga Balluku, por edhe eksponentë të krimit të organizuar. Kjo fakton atë që ne si opozitë e kemi thënë, investitorët strategjikë në vendin tonë nuk bëhen kompanitë e mëdha të huaja, por kjo përdoret për klientët e qeverisë, për persona në burg, favorizon kartelet.

Bazuar në informacione informale deri tani, brenda dy ditësh kryeministri Rama mund të thërrasë asamblenë e PS që të bëjë ndryshime në qeveri, siç bëri në vitin 2017 me Saimir Tahirin që e dinte se do goditej, së bashku me të hoqi 4-5 ministra të tjerë. Të njëjtën gjë pritet të bëjë këtë javë, por pa i cenuar Ballukut imunitetin. E largon formalisht si zv/kryeministre dhe ministre dhe i mban imunitetin duke i garantuar paprekshmërinë për sa kohë ai është kryeministër.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×