
Inxhinieri me përvojë, Xhevair Ngjeqari, i ftuar nw “Studio 24”, e sheh problemin e krijuar me rrugët në aksin e Juglindjes, të lidhur me mungesën e kontrolleve teknike dhe projekteve formale që paraqiten në procedurat e tenderimit.
Duke iu referuar konkretisht, situatës së krijuar në Gurët e Murrizit, Ngjeqari ka sqaruar se fenomenet e rrëshqitjeve masive nuk janë të pazakonshme dhe kanë ndodhur historikisht në zona të caktuara të vendit.
Por, sipas tij, problematika e fundit në Gurët e Murrizit, 1.65 km mbi rrugën që del nga Dragostunja dhe lidhet me korridorin qendror, ishte e pritshme.
“Nëse projektet infrastrukturore do të kontrolloheshin si duhet, përmes të paktën tre fazave teknike siç bëhej më parë, nuk do të kishim pasur këtë carje të rrugës, dhe ura e ndërtuar nuk do të ishte dëmtuar”, tha inxhinieri Xhevair Ngjeqari.
Xhevair Ngjeqari: Këto fenomene, rrëshqitje massive kanë ndodhur dhe do ndodhin por vendi për të cilin u bë problem sot, është Gurët e Murrizit, 1.65 km mbi rrugën që del nga Dragostunja që takon korridorin qendror, strukturë që sheh nga verilindja dhe historikisht ka patur probleme me rrëshkitjen të kësaj natyre,
Nëse projektet tona do të kontrolloheshin që nuk kontrollohen, do të kalonin të paktën 3 faza teknike sic bëheshin më parë, nuk do të kishim këtë carje të rrugës dhe ajo urë sdo të kishte ndodhur,. Por sot projektet që tenderohen, bëhen formalisht, por këto janë pjesë e mungesës së një studimi gjeologjik. Pra koncepti që foli kryeministri që janë fatkeqësi natyrore por nik ka lidjje me këtë., një pjesë etyre janë mungesë e kontrollit të projekteve.
Të ardhurat që sigurohen nga rrugët, janë baza që e mbajnë pushtetin, arsyeja që nuk ndahet infrastruktura nga shteti, janë përfitimet e mëdha që kanë nga tenderat.
and then