Dinamo humbet sulmuesin, rikthehet “basti” i Dajës

Dinamo u mund në Rrogozhinë në javën e fundit nga Egnatia me rezultatin e ngushtë 1-0, aty ku veç 3 pikëve, Dinamo ka humbur edhe shërbimet e një lojtari.

Sulmuesi Ibraim Mustafa u ndëshkua me karton të verdhë, i cili është i pari me fanellën e Dinamos por i katërti në kampionat dhe për pasojë, do të jetë mungesa e Dinamos në përballjen e radhës ndaj Vorës. Mustafa ka nisur të marrë minuta me fanellën e Dinamos, por tashmë nuk do të jetë në shërbim të Dajës, megjithatë rikthehet një tjetër lojtar i rëndësishëm.

Eridon Qardaku ka shlyer dënimin për shkak të kartonëve të verdhë dhe për këtë takim, do të jetë i gatshëm për trajnerin Daja. Qardaku ka qenë një nga të preferuarit e Dajës këtë sezon, i cili ka preferuar të improvizojë në formacion duke e kthyer për të luajtur në mesfushë, aty ku ka bërë shumë mirë dhe ka bindur.

Ndaj Vorës, rikthimi i Qardakut është një lajm pozitiv, aq më tepër duke njohur ambientin e Vorës pasi luan në petkun e një “ish”-i.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×