Divorci me burrin pas abuzimeve me alkoolin dhe denigrimi në “Tik Tok” nga djali/ Nëna: Asnjë mbështetje nga ish-bashkëshorti , shfrytëzonte paratë e mia!

Në studion e emisionit  me “Zemër të Hapur” me autoren dhe moderatoren Evis Ahmeti në “News24 u trajtua historia e dhimbshme e një djali që prej vitesh përballet me një plagë të thellë familjare dhe emocionale.

Ai ka jetuar në Shqipëri me të atin, duke u përpjekur të ndërtojë jetën mes punës dhe sakrificave. Në vitin 2015, nëna e tij u largua drejt Greqisë për të punuar, e përcjellë fillimisht nga bashkëshorti.

Por pas këtij momenti, marrëdhënia mes prindërve nisi të krisej, derisa u shkatërrua plotësisht. Djali mbeti për vite me radhë i painformuar për të vërtetën, mes dyshimeve, mungesës dhe heshtjes.

Me kalimin e kohës, ai mësoi se nëna kishte krijuar lidhje të tjera, ishte ndarë dhe rilidhur disa herë, duke e lënë familjen në pasiguri dhe dhimbje. Vetëm pak javë më parë, ai zbuloi se ndarja me babanë ishte përfundimtare dhe se ajo ishte përfshirë në një tjetër marrëdhënie. Sipas tij, edhe motrat e nënës janë bërë pjesë e kësaj historie, duke e mbrojtur atë dhe duke e larguar përfundimisht nga i biri, i cili sot nuk ka asnjë kontakt me të ëmën.

Pas transmetimit të kësaj historie, reagoi edhe nëna. Ajo hodhi akuza të rënda ndaj të birit dhe ish-bashkëshortit, duke u shprehur se ky i fundit ka qenë një person i papërgjegjshëm, që sipas saj abuzonte me alkoolin dhe nuk kontribuonte financiarisht, por shfrytëzonte të ardhurat e saj.

“I thashë nuk të  mbajt dot. Jam e sëmurë, me ilaçe…Tik Tok-un e kishte filluar kur ishte me babain. Edhe pse unë i thoja të mos dalësh në tik tok. Por nuk më dëgjoi. Më pas djali me merr në telefon më thotë do të vij nuk rri dot me babain. Por ai i bërtiste me të drejtë. Dhe një ditë prej ditësh, para se ta denonconte dhe kur policia  e fut në burg më merr djali dhe më thotë çfarë ndodhi. Kur kemi folur në shtëpi atë ditë, ka qenë edhe vëllai i ish-burrit. Unë marr avokatin tim, dhe i kam dërguar avokatit 520 euro. Kur bëri denoncimin djali ka qenë 18 vjeç. Pas ndërhyrjeve të avokatit, e nxori babain. Dhe djali më thotë më merr sepse nuk rri dot më babain. Por dua të them që ai ishte pijanec. Unë kisha gati një vit e gjysmë që isha larguar. Ai nuk më sillte para në shtëpi”, u shpreh ajo gjatë intervistës.

Ndër të tjera, ajo deklaroi se ndihet e lodhur nga kjo histori dhe se nuk mund të ofrojë më asnjë mbështetje për djalin, qoftë edhe psikologjike, duke shtuar se sipas saj ai nuk ka qenë kurrë mirënjohës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×