E frikshme! Pësoi rrëshqitje, shihni si ka përfunduar rruga Prrenjas-Librazhd, pamjet me dron tregojnë shkallën e dëmtimit

Pamjet që shihni tregojnë dëmtimet që ka pësuar rruga Prrenjas-Librazhd. Siç shihet nga pamjet me dron të siguruara për nga gazetari Fatmir Popja, në vendin “Arrat e Gurrës” toka ka pësuar rrëshqitje, duke bërë që rruga të mbyllet, pasi dëmet janë të mëdha, ndërsa rrezikohet jeta e çdo personi që mund të kalojë mbi të.

Nga pamjet në fjalë shihet se si ka devijuar rruga, ndërsa një pjesë e asfaltit është spostuar.

Kujtojmë se rruga do të hapej sot në mesditë për automjetet, por duket se kjo gjë nuk do të ndodhë, ndërsa lëvizja është pezulluar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×