Kombëtarja U-17 e vajzave nis përgatitjet për raundin e dytë të Europianit 2026

Kombëtarja U-17 e vajzave ka nisur sot zyrtarisht grumbullimin dhe përgatitjet në kuadër të ndeshjeve të raundit të dytë të Kampionatit Europian 2026 për këtë grupmoshë.

Skuadra u grumbullua në Durrës gjatë mesditës, ndërsa pasdite zhvilloi seancën e parë stërvitore. Seanca u fokusua kryesisht në ushtrime të përgjithshme dhe elemente taktike, me synimin për të krijuar harmoninë e grupit dhe për të konsoliduar bashkëpunimin mes lojtareve.

Vajzat do të vijojnë përgatitjet deri të enjten, ndërsa më 26 shkurt do të zhvillojnë ndeshjen e parë ndaj Andorrës, në Shtëpia e Futbollit, në ora 14:00.

Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt dhe falas në FSHF TV.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×