LAJMI I FUNDIT/ Automjeti del nga rruga në aksin rrugor “Bajram Curri – Qafë Morinë, vdes 34-vjeçari drejtues i mjetit, plagoset pasagjeri

Rreth orës 19:30, në aksin rrugor “Bajram Curri – Qafë Morinë”, në vendin e quajtur Kasaj, automjeti me drejtues shtetasin I. K., 34 vjeç, banues në Tropojë, i cili udhëtonte së bashku me shtetasin R. D., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe, për pasojë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit, ndërsa pasagjeri po merr asistencë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×