Paralizimi i Juglindjes, denoncimi i inxhinierit: Rrugët në Shqipëri ndërtohen me projekte fiktive dhe licenca që lëshojnë inxhinierë të punësuar në administratë

Inxhinieri Romeo Nazarko, i ftuar në “Studio 24” ka deklaruar se projektet infrastrukturore në Shqipëri, në pjesën më të madhe kryhen me licenca fiktive që lëshojnë inxhinierë të punësuar në administratën shtetërore.

Nazarko tha se situata e rrëshkitjeve ka 2 vjet që shihet në gjithë vendin ku përmendi rrugën “Korçë-Kolonjë që ra dhe një urë dhe për fat të keq është e njëjta kompani që po punon dhe këtu, dhe Qukës-Qafë Plloçë.

“Shmangia e anashkalimi i standardeve teknike si dhe mungesa e inxhinierëve në terren sepse një pjesë e projekteve bëhen nga kompani me licenca fiktive nga inxhinierë që punojnë në institucione shtetërore. Inxhinieri punon në administratë dhe licenca e tij qarkullon në studio e projektimit dhe dosjet e tenderimit dhe kush i kontrollon ata, kontrolli është zero”, tha Nazarko.

Romeo Nazarko: Si ka mundësi që hidhen miliona euro dhe ne jemi sërish në situatë kritike me rrugët. Nuk janë milionat e eurove që e mbajnë një rrugë në këmbë por standardet teknike dhe cilësia e materialeve të punimeve.

Standardet teknike lënë për të dëshiruar, që të krijosh standard duhet të kesh burime njerëzore dhe të investosh tek ato dhe në makineri. Fakti që këtu tenderat paracaktohen , dmth që drejtuesit nuk harxhojnë para por të gjithë koston e shpenzojnë për të qënë sa më afër ministrit.

Kurse nëse përsa i takon nëse është rrëshkitje, kjo situatë ka 2 vjet që po shihet në gjithë vendin, kemi rrëshqitje në rrugën “Korçë-Kolonjë që ra një urë e tërë ,dhe për fat të keq është e njëjta kompani që po punon dhe këtu, dhe Qukës-Qafë Plloçë. Shmangia e anashkalimi i standardeve teknike si dhe mungesa e inxhinierëve në terren sepse një pjesë e projekteve bëhen nga kompani me licenca fiktive nga inxhinierë që punojnë në institucione shtetërore. Inxhinieri punon në administratë dhe licenca e tij qarkullon në studio e projektimit dhe dosjet e tenderimit dhe kush i kontrollon ata, kontrolli është zero. Vetëm drejtuesit teknik qëë janë në terren, e bëjnë këtë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×