“Qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme”, deputeti i “Mundësia” te rruga e shembur në Librazhd: Makineritë janë fikur, askush nuk punon!

Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, ka shkuar në Librazhd, ku situata është kritike dhe qindra banorë e shoferë janë bllokuar prej tre ditësh për shkak të rrugës së shembur.

Një prej tyre, i huaj, shihet në video duke përdorur “Google Maps” në celular duke u përpjekur të orientohet. Ndërkohë, makineritë janë fikur me të rënë errësira dhe askush nga kompania nuk po punon, pavarësisht situatës alarmante.

“Librazhd! Fola me disa shoferë të bllokuar. Një prej tyre i huaj, i hutuar, pa ditur çfarë ka ndodhur dhe as ku duhet të shkonte. Prej 3 ditësh, një e treta e vendit është e izoluar. Rama shëtit me helikopter ndërsa Balluku ka hallet e veta me drejtësinë. Shpallni menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme! Aktivizoni ushtrinë! Po cënoni sigurinë kombëtare!”-u shpreh Kapri.

Deputeti Kapri kërkon reagim të menjëhershëm nga autoritetet, duke paralajmëruar se situata cënon sigurinë kombëtare.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×