“Rama nuk mund dot ndërkombëtarët dhe drejtësinë”, Kulluri: Po përpiqet të fitojë kohë, fatkeqësisht për të dhe Ballukun hetimet vijojnë

Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në emisionin Studio24, ka komentuar mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve për Belinda Ballukun, për të cilën Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar arrestimin.

Kulluri theksoi se SPAK dhe GJKKO gëzojnë një mbështetje të lartë publike. “SPAK dhe GJKKO kanë një mbështetje popullore deri në 80% në momente të caktuara të veprimtarisë së tyre. Por nuk ka zbritur nën 65%, sepse njerëzit po thonë që duhet të rivendoset barazia para ligjit. Prokurorët kanë shkuar në nivelet më të larta të politikës,” u shpreh ai.

Sipas analistit, përplasja mes drejtësisë dhe pushtetit është thelluar. “Unë mendoj se Rama nuk e përballon dot këtë përplasje, nuk ka fuqi, mes drejtësisë dhe pushtetit, pavarësisht se ka 13 vite në pushtet. Gjysma e deputetëve janë komisionerë të grupeve kriminale. A do mundet dot Rama të mundë ndërkombëtarët, drejtësinë, popullin, etj? Unë nuk besoj,” deklaroi Kulluri, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë politike përballë hetimeve.

Ai shtoi se kryeministri, sipas tij, po përpiqet të fitojë kohë, ndërsa çështja ka avancuar deri te kërkesa për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. “SPAK ka shkuar te heqja e imunitetit, nuk diskutohet më pezullimi i saj nga detyra. Fatkeqësisht për Ramën dhe Ballukun, hetimet vijojnë,” tha ai.

Kulluri hodhi poshtë edhe pretendimet se kryeministri ka kontroll mbi SPAK-un. “Një nga gënjeshtrat që është përhapur është se Rama të lëshon, Rama nuk ka dorë në SPAK. Mund të dojë të ndërhyjë, ka dashur të bëjë shkëmbime, por nuk funksionojnë këto. Mendon ai se mund të bëjë, por kur shkojnë ca ambasadorë atje, thonë: kush është Edi Rama. Rama këtë nuk e tejkalon dot,” u shpreh analisti.

Sipas tij, situata po shkon drejt një “zgripi kushtetues”, ndërsa duket se parlamenti nuk ka vullnetin të votojë me shumicë për heqjen e imunitetit të Ballukut.

“SPAK ka shkuar te heqja e imunitetit, nuk diskutohet më pezullimi i saj nga detyra. Fatkeqësisht për Ramën dhe Ballukun hetimet vijojnë”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×