“SPAK faktoi kërcënimet e Ballukut ndaj dëshmitarëve të saj”, Këlliçi: Heshtja e socialistëve është bashkëfajësi

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook, duke hedhur akuza të forta ndaj Belinda Ballukut dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas Këlliçit, faktet e paraqitura nga SPAK në Kuvend tregojnë se Balluku ka kërcënuar dëshmitarë përmes personave të lidhur me krimin, si dhe ka tentuar t’i korruptojë ata me para që, sipas tij, burojnë nga afera korruptive.

Deputeti demokrat thekson se këto pretendime janë të mjaftueshme jo vetëm për heqjen e imunitetit të saj, por edhe për dorëheqjen e kryeministrit. “Këto dëshmi vërtetojnë mënyrën se si operon kjo qeveri, përmes krimit dhe korrupsionit,” shkruan ai, duke shtuar se heshtja e përfaqësuesve socialistë përbën, sipas tij, bashkëfajësi.

Këlliçi akuzon gjithashtu anëtarët e Këshillit të Mandateve, të cilët sipas tij nuk kanë votuar në favor të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut. Ai paralajmëron se çdo deputet socialist që është në dijeni të këtyre akuzave dhe zgjedh të heshtë, “është nën akuzë” dhe bëhet pjesë e asaj që e cilëson si “skemë mafioze”.

Në fund të reagimit, deputeti i PD-së u bën thirrje qytetarëve dhe mbështetësve të opozitës të bashkohen në një protestë të paralajmëruar për të shtunën, duke e cilësuar atë si një përballje me “zyrën e krimit dhe korrupsionit”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×