“Të vijë Berisha këtu!”, kreu i PD-së iu përgjigjet banorëve të Rrjollit: Jemi krah pronarëve të ligjshëm të pronave!

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur sot për protestën e banorëve të Rrjollit, që janë kundër ndërtimit të një resorti në zonën e tyre, ndërsa ata akuzojnë qeverinë se po u merr pronat. Berisha tha se është pro pronarëve të ligjshëm dhe mbështet kauzën e banorëve të Rrjollit.

“Të zgjidhet problemi me pronarët”, tha Berisha.

“Rruga e Kombit me gjerësinë e saj,. Ka bërë shpronësimet më të mëdha. Ajo është ndërtuar duke u bërë dizajn. Ne krijuar një ekip ekspertësh kompetentë, dhe e bashkëngjitëm me dizajnin. Aty ku vihej vija për të marrë tokën, negociohej me pronarin dhe i ofrohej dëmshpërblimi. Nga Rrësheni, gjer në Morinë nuk ka pasur asnjë protestë. Përgjegjës kryesor është qeveria. Kurse qeveria merr paguhet, merr paratë vet dhe i lëshon lejet sipas dëshirës (Kjo që po ndodh tani). Ne mbështesim tërësisht pronarët e ligjshëm, siç është rasti i Rjollit. Ata që përpiqen që ta politizojnë, mashtrojnë. Nuk kemi kurrë qëllim tjetër. PD mbështet politikisht. Kjo është e pakta 3 herë që prononcohem, edhe pa pyetje. Në Rrjoll kemi pasur deputetin tonë prezent. Ne qëndrojmë prapa pronarëve të ligjshëm. Ne fajësojmë qeverinë në radhë të parë.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×