
Tirana nuk ka vonuar shumë dhe ka firmosur me trajnerin e ri pas largimit të Nuhiut. Klubi bardheblu ka rikthyer në pankinë Orges Shehin, me lajmin që është bërë publik mbrëmjen e kësaj të hëne.
Shehi do të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës, ku synohet që nëpërmjet rezultateve pozitive, ekipi të shpëtojë sezonin.
𝐌𝐢𝐫𝐞̈𝐬𝐞𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐭𝐞̈𝐩𝐢, 𝐎𝐫𝐠𝐞𝐬 𝐒𝐡𝐞𝐡𝐢!
Klubi i Futbollit Tirana njofton rikthimin e Orges Shehit në krye të pankinës bardheblu.
Trajneri që na udhëhoqi drejt një titulli kampion dhe trofeve të tjerë kombëtarë rikthehet për të drejtuar skuadrën deri në fund të këtij sezoni, me të njëjtin pasion, ambicie dhe mentalitet fitues.
Historia jonë e përbashkët flet vetë:
Titulli kampion
Superkupa e Shqipërisë
Një identitet i fortë bardheblu
Suksese në këtë kapitull të ri, Shehi!
and then