“Administrata tatimore duhet të reflektojë”, Zepishti: E papranueshme që bizneset nën amnisti të përballen me bllokime dhe sekuestro

Eksperti kontabël Igli Zepishti, i ftuar në emisionin “Studio24”, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po trajtohen bizneset në kuadër të amnistisë fiskale dhe debatit për paqen fiskale, duke theksuar se administrata tatimore duhet të reflektojë.

Sipas Zepishtit, bizneset që synojnë të përfitojnë nga amnistia fiskale po përballen paralelisht me masa shtrënguese nga organet tatimore, përfshirë shkresa për bllokim llogarish bankare, sekuestro dhe procedura të tjera administrative.

“Kjo që ka ndodhur pas hyrjes në fuqi të ligjit në Fletoren Zyrtare është e papranueshme dhe duhet të reflektohet nga administrata tatimore”, u shpreh ai.

Eksperti theksoi se Ministria e Financave ka përgjegjësi direkte mbi administratën tatimore dhe duhet të ndërhyjë për të ndalur praktika të tilla. Sipas tij, situata krijon pasiguri për biznesin dhe bie ndesh me frymën e një nisme që synon lehtësim dhe formalizim.

Zepishti e cilësoi këtë qasje si pjesë të një rutine apo paaftësie administrative, duke shtuar se institucionet “punojnë vetëm me shkresa”, pa reflektuar mbi efektin real që këto veprime kanë mbi subjektet ekonomike.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×