
Kategoria e Parë do të kthehet këtë fundjavë. Ndeshjet janë ndarë më 28 shkurt dhe 1 mars.
Të gjitha takimet do të nisin në orën 13:30 dhe vlejnë për javën 24. Fillimisht të shtunën do të futen në fushë Pogradeci dhe Laçi, që luajnë respektivisht në transfertat e Apolonisë dhe Lushnjës. Në të njëjtën kohë do të jetë duke u luajtur Korabi-Kastrioti.
Një tjetër ekip pretendent për ngjitjen luan në trasfertë. Skënderbeu do të përballet me Luftëtarin në Gjirokastër, pikërisht të dielën. Kujtojmë se tre pretendentët kryesorë për ngjitjen i kishin ndeshjet në shtëpi, gjatë javës së kaluar. Iliria ndërkohë sfidon Kukësin në shtëpi të dielën, ndërsa Besa pret Burrelin.
28 shkurt(e shtunë), ora 13:30
Korabi – Kastrioti
Apolonia – Pogradeci
Lushnja – Laçi
1 mars(e diel), ora 13:30
Iliria – Kukësi
Besa – Burreli
Luftëtari – Skënderbeu
and then