
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përcjellë një mesazh nga salla kryesore e seancave të Parlamentit Europian në Bruksel, duke vënë theksin te mbështetja për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Ju përshëndes nga salla kryesore e seancave të Parlamentit Europian, në Bruksel, një institucion që mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, deklaroi Balla në një video-mesazh.
Ai thekson se dokumenti i fundit i prezantuar në këtë institucion vlerëson ecurinë e Shqipërisë në procesin e negociatave.
“Draft-Rezoluta e prezantuar javën e kaluar vlerëson progresin e Shqipërisë, rekordin historik të hapjes së të gjithë grup-kapitujve brenda 13 muajsh dhe ambicjen tonë të përmbyllim negociatat brenda 2027”, shprehet ai.
Balla ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në Seancën Plenare të Parlamentit Europian, ku do të mbajë një fjalim në kuadër të debatit “Investimi në të Ardhmen e Europës: Qëndrueshmëria e Tregut të Punës dhe Kohezioni Social”, duke paraqitur progresin e Shqipërisë në negociatat me BE-në, reformat në tregun e punës dhe angazhimin për përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027.
“Uroj që Shqipëria të jetë anëtari më i ri i Bashkimit Europian!” Balla zbardh bisedën me raporterin për Shqipërinë në PPE, Andrey Kovatchev
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndarë një mesazh optimist pas një takimi me Andrey Kovatchev, Zëvendëskryetar i Komitetit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Europian dhe raporter për Shqipërinë në Grupin e Partisë Popullore Europiane (PPE).
Sipas Ballës, Kovatchev është shprehur me fjalët: “Uroj që Shqipëria të jetë anëtari më i ri i Bashkimit Europian”, duke rikonfirmuar mbështetjen e fortë të PPE-së për procesin e integrimit të vendit tonë.
Balla theksoi se gjatë takimit është diskutuar për ecurinë e negociatave dhe ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur marrëveshjen e anëtarësimit brenda vitit 2027.
“Me Andrey Kovatchev, një mik i vjetër, diskutuam për ecurinë e negociatave dhe ambicjen tonë për të përmbyllur marrëveshjen për anëtarësim brenda vitit 2027. Mirënjohje PPE dhe Parlamentit Europian për mbështetjen e fortë, e shprehur edhe në draft-rezolutën e paraqitur javën e kaluar dhe që fillon diskutimin ditën e enjte në AFET.” përfundon postimi i Ballës krah fotos me eurodeputetin bullgar, Kovatchev.
and then