Cilat janë skenaret e rrëzimit të PS nga brenda?/ Kthupi: Opozita mund të ofrojë votat e saj! Kalaja: Veliaj do nxjerrë kokën kur…

Aktivisti Aulon Kalaja dhe avokati Rezart Kthupi kanë diskutuar në studion e News24 mbi skenarët e mundshëm për rrëzimin në Parlament të mazhorancës së Partia Socialiste e Shqipërisë, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë debatit, Kalaja u ndal te dinamika e brendshme e grupit parlamentar socialist, duke përmendur ndikimin që, sipas tij, kanë figura të caktuara brenda mazhorancës. Ai deklaroi se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku disponon mbështetje nga rreth 12 deputetë në grupin parlamentar të PS-së. Sipas tij, edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka deputetë që e mbështesin, ndonëse në numër më të vogël.

“Nëse këta largohen, PS zbret në 71 deputetë apo edhe më pak. Veliaj do ta nxjerrë kokën kur Rama të jetë në krizë,” u shpreh Kalaja, duke shtuar se disa ministra konsiderohen pranë Ballukut dhe duke ngritur pikëpyetje pse, sipas tij, ata nuk janë prekur. Në vlerësimin e tij, deputetët kanë peshë më të madhe se ministrat në balancën parlamentare.

Nga ana tjetër, Kthupi theksoi se rrëzimi i kryeministrit mund të ndodhë vetëm përmes një lëvizjeje brenda Kuvendit. “Me gjithë votat e opozitës, Rama zbret në 71 mandate. Do të ishte skenari më i bukur për ta rrëzuar. Rama bie vetëm në Parlament,” u shpreh ai, duke shtuar se opozita mund të ofrojë 54 votat e saj për të mundësuar një shumicë të re kundër kreut të qeverisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×