
Miqtë e Egli Pashollarit, i cili u vra pak ditë më parë me thikë, kanë reaguar të pikëlluar, duke ndarë mesazhe dhe dedikime prekëse në rrjetet sociale.
Në një postim në TikTok, mikja e tij, Edisa, i ka kushtuar disa fjalë të ndjera 31-vjeçarit, duke e përshkruar ikjen e tij si një plagë që nuk do të shërohet kurrë dhe duke theksuar se pa të, jeta nuk do të jetë më njësoj.
“Ti e dije që të doja shumë cerro, por unë nuk e dija që të doja edhe më shumë nga sa mendoja. Plaga dhe mungesa që më ke lënë s’do më shërohen kurrë, por do mësoj të jetoj me to, sepse pa ty s’do jetë njësoj. Të doja, të dua dhe do të dua përgjithmonë me shpirt të pastër, vëllai im. Kurrë s’do e pranoj dot faktin që s’do të kem më të pranishëm në jetën time, dhe asnjë tavolinë s’do e ketë më shijen njësoj pa ty, shpirti im. Asnjë verë nuk do jetë më kaq e ngrohtë pa ty, sepse plaga që na është hapur në kraharor na ka ftohur shpirtin. Ishe dhe do mbetesh djali më i mirë dhe shoku më i mirë për këdo që të njohu vërtet, vëlla. Përgjithmonë në zemrën time. See you soon,” shkruan ajo.
Krimi ndodhi pasditen e 20 shkurtit, kur Egli Pashollari u qëllua me thikë pas shpine dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Policia ka shpallur në kërkim Gazment Buçpapa, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka dhënë dëshmi lidhur me ngjarjen. Kjo e fundit deklaroi se 31-vjeçari e kishte ngacmuar, gjë për të cilën kishte njoftuar bashkëshortin, i cili më pas e qëlloi të riun me thikë.
and then