
Rreth 1 milion euro të padeklaruara janë zbuluar të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda një furgoni nga zyrtarët e Dogana e Kosovës dhe policët kufitarë në pikën e kalimit kufitar në Merdarë.
Sipas mediave në Kosovë, janë bërë publike detaje mbi tre personat e dyshuar që po tentonin të fusnin shumën e parave në territorin e Kosovës pa i deklaruar pranë autoriteteve doganore. Të dyshuarit janë Ahmet Kaziu, efektiv i Policia e Shtetit në Komisariatin nr. 5 në Tiranë, si dhe Ardit Laska dhe Etnik Ahmaxhokaj.
Tre personat janë ndaluar fillimisht për kontroll nga Dogana e Kosovës. Automjeti i tyre është skanuar me pajisje dixhitale me rreze X, ku janë konstatuar dyshime për ekzistencën e mjeteve monetare të fshehura.
Në një njoftim zyrtar të datës 24.02.2026, Dogana e Kosovës bëri të ditur se automjeti ishte përzgjedhur për kontroll të detajuar në hyrje të territorit, bazuar në analizën e riskut dhe procedurat standarde operative. Gjatë skanimit me rreze X janë identifikuar indikacionet e para për një hapësirë të modifikuar në dyshemenë e furgonit.
Pas këtyre indicieve, është kërkuar asistenca e Policisë Kufitare, e cila ka ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike. Kontrolli i përbashkët ka konfirmuar dyshimet, duke zbuluar paratë e padeklaruara të fshehura në një ndarje të improvizuar brenda automjetit.
Sipas vlerësimeve paraprake, shuma e sekuestruar dyshohet të jetë rreth 1 milion euro.
Dogana e Kosovës theksoi se përdorimi i teknologjisë së avancuar, përfshirë skanerët X-Ray, mbetet një nga mjetet kryesore në luftën kundër kontrabandës dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme financiare.
and then