Juglindja e izoluar prej të shtunës/ Qeveria shmang përgjegjësinë, kreu i ARRSH: Shembja në Librazhd për shkak të shirave. Kur pritet të rikthehet qarkullimi

Megjithese juglindja ndodhet e izoluar prej të shtunës, qeveria ka shmangur përgjegjësinë.

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, deklaroi sot në media se është vendosur ndërtimi i një rruge të re alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin me qëllim normalizimin e qarkullimit në juglindje të vendit, i cili prej 4 ditësh është i paralizuar për shkak të dëmtimit masiv të rrugës Librazhd-Pogradec.

Ura e degraduar dhe e copëtuar në këtë aks për shkak të rrëshqitjes së sipërfaqes do të shembet dhe do të ndërtohet një urë e re.

“Mbetet ndikimi i reshjeve intensive, erozioni lumor që ka çuar në një rrëshqitje masive aktive. Në mbledhjen e djeshme, datë 24 shkurt, u morën këto vendime:

Ndërtimi i një rruge të re alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin. Prishja e urës ekzistuese dhe lehtësimi i ngarkesës në rrugën e rrëshqitur deri në ndërtimin e një skarpate natyrale.

Sistemi dhe disiplinimi i ujërave sipërfaqësore në të gjithë zonën e planit të rrëshqitjes.

Aksi Librazhd–Prrenjas është me rëndësi strategjike dhe do të rikthehet në funksion të plotë pas sigurimit të situatës”, tha Kozeli ndër të tjera.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×