Largimi i Alonsos “zbut” Vinicius, zbardhet plani i Realit për rinovimin e kontratës

Vinicius jr dhe e ardhmja e tij te Madrid mbetet një temë e hapur. Sipas SPORT,  fakt është që palët janë afruar sërish pas largimit të Xabi Alonos, raporti mes tyre është përmirësuar ndjeshëm, por sërish negociatat për rinovimin e kontratës nuk kanë arritur në një fazë finale.

Braziliani ka një kontratë të vlefshme deri në 2027, ndërsa drejtuesit e Real Madrid janë të gatshëm të zgjasin bashkëpunimin të paktën edhe për tre vite të tjera. Gjithnjë sipas SPORT, paga e tij do të qëndrojë e njëjtë, por bonuset e përfshira do të përmirësohen ndjeshëm.

Topi prej kohësh është në fushën e Vinicius, i mbetet atij të vendos nëse do të qëndrojë në Madrid apo do të pranojë ofertat e çmendura që vijnë nga Arabia Saudite.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×