“Në ‘Fermë’, disa derra qenkan më të barabartë se të tjerët”, SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, Berisha: Rama dha urdhër që të mos votohej pro heqjes së imunitetit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të largohej nga detyra, por ai deklaroi se shqiptarët duhet ta largojnë, sepse një gjë e tillë nuk arrihet dot as nga ndërkombëtarët e as nga drejtësia.

Duke u ndalur në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Mandateve, ku u diskutua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zv kryeministres Belinda Balluku, çka i hap rrugë arrestimit të saj, Berisha u shpreh se Rama dha urdhër që të mos votohej pro.

“Të gjithë jemi të barabartë në Fermën e derrave, por disa derra janë më të barabartë se të tjerët. Ndaj përgatiti pr.ligjin për të mos lejuar arrestimin e zyrtarëve publikë pa një vendim përfundimtarë të gjykatës. Mjafton kjo për të nxjerrë në pah shpirtin e tij të zi të trazuar.
Dënoj me forcë urdhrin e tij ndaj vasalëve që dje të mos votonin kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×