“Tatimet po justifikohen me mosdaljen e udhëzimit nga Financat”, Dorian Teliti: Kush mban përgjegjësi për gjobat e reja tek bizneset përfituese nga paqja fiskale?

Koordinatori për programin ekonomik në PD, Dorian Teliti, deklaroi në “Studio 24” se organet tatimore po vendosin gjoba të reja në bizneset përfituese nga amnistia fiskale, por askush nuk mban përgjegjësi.

Teliti tha se asnjë nuk e di të thotë se si do të veprohet me gjobat e reja që po hidhen në sistem për 2026, në një kohë kur ligji për amnistinë fiskale përfshin detyrimet deri në vitin 2024.

“Mosdalja e udhëzimit nuk mund të jetë justifikim kush e mban përgjegjësinë në rastin konkret? Se po thuhet se ka organe tatimore që po gjenerojnë detyrimet në biznese të caktuara që janë subjekt i paqes fiskale në rast se  del udhëzimi i ministrisë së financave. Nëse gjoba e re hidhet në sistem me cfarë baze ligjore ma heq këtë gjobën e re nëse ligji vlen për detyrimet deri në 2024”, tha Teliti.

Dorian Teliti: Sot jemi në një situatë kur aktet nuk kanë dalë dhe tatimet po bëjnë punën e tyre, sepse ka drejtori të ndryshme brenda tatimeve, qendrore e rajonale që kanë të njëjtin kod të procedurës tatimore e miratuar me 84 vota në kuvend dhe është në fuqi dhe e detyron

Mosdalja e udhëzimit nuk mund të jetë justifikim kush e mban përgjegjësinë në rastin konkret? Se po thuhet se ka organe tatimore që po gjenerojnë detyrimet në biznese të caktuara që janë subjekt i paqes fiskale në rast se  del udhëzimi i ministrisë së financave. Nëse gjoba e re hidhet në sistem me cfarë baze ligjore ma heq këtë gjobën e re nëse ligji vlen për detyrimet deri në 2024?

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×