VIDEO/ Interi “lan duart” me Champions, Bodo/Glimt eleminon zikaltërit

Eleminim i papritur i Inter në Champions League. Nuk ka mrekulli për zikaltërit, as përmbysje, me të besuarit e Chivu që dështuan në Play Off ndaj Bodo/Glimt. Takimi i parë përfundoi 3-1 për norvegjezët, ndërsa në Milano sfida përfundoi 1-2 për mysafirët. Në 45 minutat e para, zikaltërit ushtruan presion konstant ndaj kundërshtarit, por pa mundur dot të gjejnë rrugën e rrjetës. Bodo/Glimt realizoi me Hauge dhe Evjen në pjesën e dytë, duke siguruar një kualifikim historik.

Shifrat u ngushtuan falë golit të Bastonit, por vetëm kaq, pasi italianët nuk u rifutën dot në lojë.

Zhgënjen Inter, me këta të fundit që tashnë nuk u mbetet gjë tjetër vetëm të fokusohen në kampionat.

Pas triumfit 6-1 në sfidën e parë ndaj Qarabag, Newcastle fiton edhe aktin e dytë 3-2.  Pas suksesit 2-0 në takimin e parë ndaj Olympiacos, Leverkusen kalon tutje me barazim 0-0.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×