“Vrasësi i Renato Hoxhajt me precedentë penalë në Greqi, kishte hyrë disa herë në Shqipëri”/ “Në Shënjestër”: Rumuni takoi në Vlorë një person të panjohur brenda një makine, roli i Kleanth Bylykut

Nga hetimet e deritanishme për vrasjen e Renato Hoxhajt, një vit më parë, ka rezultuar se vrasësi me pagesë qëndroi në Vlorë 6 ditë, ku ndër të tjera pati dhe një takim të dyshimtë brenda një automjeti me një person ende të panjohur deri tani nga hetuesit.

Emisioni “Në Shënjestër” publikoi të dhëna nga dosja hetimore, sipas së cilës, Daniel Cornea i cili nga të dhënat e sistemit TIMS ka  vizituar Shqipërinë dhe herë  të tjera, gjatë qëndrimit 6 ditor në qytetin e Vlorës, ka pasur një takim të dyshimtë me një personazh të panjohur për hetimet deri në këtë moment.

Personazh që shfaqet në disa momente, në takimet e tyre të dokumentuara edhe nga kamerat e sigurisë.

Makina brenda së cilës zhvilluan takimin ishte model GLK, me ngjyrë të kuqe, targa e të cilit cilat nuk dallohen.

Automjet që shfaqet disa herë në kohë të ndryshme në zonat ku ‘shëtit’ autori i vrasjes së Renato Hoxhaj.

Ku në një nga këto momente, Daniel Cornea shfaqet teksa zbret nga ky automjet.

Por edhe pse në fillim automjeti ‘Mercedes Benz’ modeli ‘GLK’, ishte i paidentifikuar, shpejt grupi hetues mundi të verifikojë se ky automjet ishte në pronësi të shtetasit Kleanth Bylyku.

Ashtu si dhe makina ‘Audi’ modeli ‘Q3’, që më datë 9 Prill erdhi nga Vlora në Tiranë, për të marrë makinën ‘Land Rover’ që Eris Mehmetaj dhe miku i tij Laert Maçi, kishin shkuar ta tërhiqnin në të njëjtën ditë në fabrikën e këpucëve në Kamëz, pasi ishte blerë me porosi nga Dabai të Alesio Dobrozit.

Makinë ‘Land Rover’ që do të duhej t’i dorëzohej personit me pseudonimin ‘Poçi’.

Hetuesit gjithashtu kanë zbërthyer profilin e vrasësit të huaj me pagesë i cili është i njohur për drejtësinë greke, pasi ka rekorde kriminale në fushën e trafikut të drogës.

Pjesë nga dokumentari

Në orën 06:38, automjeti ‘Land Rover’, me targë AB898IH, shfaqet në rrugën ‘Isa Boletini’ në Vlorë.

Në orën 07:13, po ky automjet shfaqet në rrugën ‘Sazani’ pranë një hoteli me sens lëvizjeje nga vendi i quajtur ‘Soda’ për në vendin e quajtur ‘Vola’, derisa del nga fushëpamja e kamerave.

Në orën 07:48, automjeti del nga një parkim, ku ka qëndruar dhe vazhdon lëvizjen në rrugën ‘Mis Durhan’ me drejtimin për nga vendi i quajtur ‘Vola’.

Në orën 08.39, automjeti shfaqet në lagjen ‘1 Maji’, në Vlorë, në rrugën automobilistike ‘Sazani’ pranë një hoteli, me sens lëvizje nga vendi i quajtur ‘Vola’ për në vendin e quajtur ‘Soda’.

Në orën 08:46, automjeti vihet re të lëvizë nga vendi i quajtur ‘KSHA-ja’ për në vendin e quajtur ‘Rrethrotullimi i Nartës’.

Pasi ka bërë rrethrotullimin automjeti hyn në rrugën automobilistike që të çon në vendin e quajtur ‘Rrethrotullimi i vogël i Pus Mezinit’.

Dhe më tej në ‘Bypass-in’ me drejtim për nga fshati Babicë, Vlorë.

Pasi e ka përshkuar rreth 500 metra, automjeti kthehet në vend, dhe ndërron sens lëvizjeje duke ecur në drejtim të ‘Rrethit të vogël të Pus Mezinit’.

Dhe në orën 08.48 hyn në rrugën e vjetër nacionale Vlorë-Levan dhe merr drejtimin për nga dalja e qytetit të Vlorës deri sa del nga fushëpamja e kamerës.

Ky është edhe momenti i fundit kur Daniel Cornea përshëndetet me qytetin e Vlorës.

Pasi që nga ky çast ai do të marrë rrugën dhe hera e fundit kur do të vihet re është në pikën kufitare të Qafë Botës në Sarandës. Aty ku edhe hyri në Shqipëri, disa ditë më parë.

Cornea i cili ndoqi me makinë rrugën Fier-Levan, Tepelenë-Gjirokastër-Sarandë, derisa iku sërish në këmbë nga kufiri shqiptar për në Greqi.

Dosja Hetimore

Në orën 09:06 minuta, automjeti i drejtuar nga Daniel Cornea, vihet re të lëvizë në qytetin e Fierit, në fshatin Levan, në rrugën e vjetër automobilistike Vlorë-Levan.

Në orën 09:41 ky automjet, kalon në vendin e quajtur rruga nacionale Memaliaj-Tepelenë.

Më tej në orën 10:06 në kryqëzimin e rrugës Kardhiq-Sarandë.

Dhe në orën 11:00 në vendin e quajtur ‘Posta Ksamil’, ku Daniel Cornea pasi parkon makinën, zbret nga aty dhe nga vendi i shoferit merr një çantë rrobash me ngjyrë të zezë.

Duke u shfaqur në orën 11:52, teksa vjen në këmbë në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Botë, i veshur me një këmishë tekstili me mëngë të gjata, me ngjyrë të kaltër, pantallona xhins të gjata me ngjyrë bojëqielli. atlete ngjyrë gri, syze dielli, dhe në supin e djathtë dhe në pjesën e belit në anën e majtë ka një çantë tip marsup me ngjyrë të zezë, i ndryshëm nga ai që i është evidentuar në pamjet në qytetin e Vlorës.

Si dhe në dorë mban një çantë dore tip sportive me ngjyrë të zezë, i cili pasi kalon sportelin e regjistrimit, lëviz në këmbë për në drejtim të territorit të shtetit grek.

Por nga ajo që u verifikua në vazhdim ishte se Daniel Cornea nuk e kishte për herë të parë vizitën në Shqipëri. Sipas sistemit TIMS, ai kishte hyrë dhe kishte dalë disa herë në vendin tonë më herët.

Ende për qëllime të paditura.

Ndërsa përgjigja e Interpolit grek, konfirmoi se Daniel Cornea ishte një person me precedëntë të rrezikshëm penalë, sidomos në trafikimin e lëndëve narkotike.

Dhe kishte vuajtur disa dënime në Greqi.

Dosja Hetimore

Nga administrimi i kthim përgjigjes nga Interpol rezulton se Daniel Cornea, i biri i Radian dhe i Liliana, i datëlindjes 19 Mars 1972, lindur dhe banues në Rumani në qytetin e Tulceas, është një person me precedentë të theksuar kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike, i cili është arrestuar disa herë në Rumani dhe në Greqi.

Por a mundej i vetëm Daniel Cornea të vepronte në një territor të panjohur për të, dhe të kryente një vrasje të tillë.

Kush ishin personat që i siguruan mjetet e nevojshme për të kryer këtë krim?

Dhe pse këtë krim nuk e mori përsipër një vrasës me pagesë vendas?

E vetmja gjë që është mundur të verifikohet derimë tani është se Daniel Cornea gjatë qëndrimit 6 ditor në qytetin e Vlorës, ka pasur një takim të dyshimtë me një personazh të panjohur për hetimet deri në këtë moment.

Personazh që shfaqet në disa momente, në takimet e tyre të dokumentuara edhe nga kamerat e sigurisë.

Dosja Hetimore

Më datë 22 Prill 2025, Daniel Cornea ka qëndruar në një hotel në lagjen ‘Pavarësia’, ish-Kombinati i Peshkut, dhe është takuar me një person të paidentifkuar brenda automjetit të markës Mercedes-Benz, model GLK, me ngjyrë të kuqe, targa e të cilit cilat nuk dallohen.

Automjet që shfaqet disa herë në kohë të ndryshme në zonat ku ‘shëtit’ autori i vrasjes së Renato Hoxhaj.

Ku në një nga këto momente, Daniel Cornea shfaqet teksa zbret nga ky automjet.

Por edhe pse në fillim automjeti ‘Mercedes Benz’ modeli ‘GLK’, ishte i paidentifikuar, shpejt grupi hetues mundi të verifikojë se ky automjet ishte në pronësi të shtetasit Kleanth Bylyku.

Ashtu si dhe makina ‘Audi’ modeli ‘Q3’, që më datë 9 Prill erdhi nga Vlora në Tiranë, për të marrë makinën ‘Land Rover’ që Eris Mehmetaj dhe miku i tij Laert Maçi,

kishin shkuar ta tërhiqnin në të njëjtën ditë në fabrikën e këpucëve në Kamëz, pasi ishte blerë me porosi nga Dabai të Alesio Dobrozit.

Makinë ‘Land Rover’ që do të duhej t’i dorëzohej personit me pseudonimin ‘Poçi’.

Dosja Hetimore

Më datë 9 Prill 2025, në orën 17.38, pasi Eris Mehmetaj dhe Laert Maçi, tërhoqën makinën ‘Land Rover’ nga ambientet e fabrikës së këpucëve në Kamëz, në orën 19.19 minuta, ata ia dorëzuan këtë makinë pranë sheshit ‘Shqiponja’ në Tiranë, dy personave të cilët erdhën këtu nga Vlora me një automjet ‘Audi’ model ‘Q3’.

Ku njëri nga personat që u verifikua edhe në vazhdim në drejtimin e mjetit ‘Audi’ Q3 me targë AB709SJ, është shtetasi Kleanth Bylyku.

Makinë e cila rezultoi në pronësi të shtetasit Gazmend Begaj, i cili ishte bërë pronar i këtij automjeti më datë 24 Shkurt 2025.

Ku vetëm një javë më herët kishte marrë edhe targat që kishte, duke i ndryshuar në AB709 SJ.

Por po kështu grupi hetues arriti të verifikojë se Kleanth Bylyku ishte edhe personi që kishte marrë në pronësi automjetin ‘Mercedes Benz’ modeli GLK, me ngjyrë të kuqe, ku ishte parë të udhëtonte gjatë qëndrimit në Vlorë, edhe autori i vrasjes së Renato Hoxhaj, Daniel Cornea.

Automjet që ishte blerë nga Bylyku jo më larg se dy muaj para se të vritej Renato Hoxhaj.

Dosja Hetimore

Gjatë marrjes në pyetje shtetasja L. R, e cila rezulton pronare e automjetit ‘Mercedes Benz’ ‘GLK’ 350, me ngjyrë të kuqe, me targë AA841VE, tha se këtë automjet ajo e ka blerë në muajin Janar 2025, me qëllim për të lëvizur bashkëshorti dhe familja e saj. Por duke qenë se bashkëshorti punon me anije dhe në shumicën e kohës është i larguar, ajo vendosi që ta shesë këtë automjet.

Ajo thotë se më datë 7 Mars 2025 atë e telefonoi një numër i panjohur duke i thënë se ishte i interesuar për të blerë makinën e saj.

Person që ra dakord që makinën ta blinte për 6 mijë euro.

Ky shtetas sipas L.R ishte Kleanth Bylyku të cilit ajo i delegoi të drejtat për t’a përdorur këtë automjet.

Kleanth Bylyku, alias Armando Gega, i cili u arrestua nga policia, në akuzën për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.

Por që më herët ishte përshirë në një aksident të çuditshëm, që vinte vetëm disa kohë pas vrasjes së Renato Hoxhaj.

Atë të ndodhur më datë 17 Maj 2025, në orën 15:15, në rrugën Vlorë-Fier, në fshatin Panaja.

Ku automjeti i markës ‘Audi’, me targa AB709SJ, u gjetur i braktisur dhe i aksidentuar jashtë rrugës.

I njëjti automjet që ishte parë të lëvizte më datë 9 Prill 2025, nga Tirana për në Vlorë, duke shoqëruar atë ‘Land Rover’,

që u përdor më pas nga autori i vrasjes së Renato Hoxhaj, më 27 Prill 2025.

Kleanth Bylyku i cili i arrestua në muajin gusht 2025 nga forcat policore, teksa po udhëtonte me një  automjet ‘Audi’ të bardhë në drejtim të Vlorës.

Ndërkohë që është ende e paqartë se kush është personazhi me emrin ‘Poçi’ nga Fieri, të cilin Alesio Dobrozi e porositi nga Dubai, për të blerë automjetin ‘Land Rover’, që më pas do të përdorej nga Daniel Corea, para dhe pas vrasjes së Renato Hoxhajt, më datë 27 Prill 2025, në Vlorë.

Apo nëse Kleanth Bylyku është vetë personazhi me pseudonimin ‘Poçi’?

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×