“Aksi që po shembet në Librazhd, 4 km me kosto 20 mln euro”, Toska: Nën drejtimin e Ballukut janë shkatërruar rrugë përmes vjedhjeve!

Gazetari Almer Toska ka denoncuar në studion e News24 se shembjet e rrugëve në vend janë pasojë e projektimeve korruptive dhe kapjes së institucioneve nga qeveria.

Sipas Toskës, nuk mungojnë inxhinierët e aftë në Shqipëri, por institucionet nuk u japin mundësi atyre të punojnë, sepse ata refuzojnë të firmosin projekte “hajdute” dhe të korruptuara që i shkojnë direkt xhepit të pushtetarëve. “Kompanitë shqiptare nuk duan njerëz të aftë, por njerëz që të firmosin projektet korruptive të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut,” u shpreh ai.

Gazetari shtoi se ndërtimi i një rrugë duhet të studiohet të paktën pesë vjet para zbatimit. “Ai projekti i rrugës që është shembur duhet të jepej për një kompani ndërkombëtare që mund ta realizonte me nënkontraktim, por Balluku zgjedh 6 kompani të pushtetit, një ish-deputet i PS, një vëlla i kryebashkiakut të Tepelenës, një mik i Ballukut, dhe vjedhin të gjithë,” deklaroi Toska.

Ai përmendi rastin e aksit në Librazhd, ku po ndërtohen 4 km me kosto 20 milionë euro, që sipas tij po shembet për të përfituar disa individë të lidhur me pushtetin. Gazetari kritikoi gjithashtu vendimin për të ndërtuar rrugët mbi kodër në vend që pranë shtratit të lumit, duke shkaktuar destabilizim dhe rrëshqitje të masivit të dheut.

“Këta që janë të kapur nga qeveria janë inxhinierët që nuk flasin. Këtu vetëm vidhet dhe shkatërrohen rrugët gjatë drejtimit të Belinda Ballukut. Kanë vetëm babëzi si të vjedhin e të shtojnë shifrat,” përfundoi Toska, duke kërkuar hetim të menjëhershëm për përgjegjësit e këtyre projekteve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×