Del fotoja nga aksidenti tragjik/ Shoferi i dha para, i mituri doli para mjetit për t’i marrë. Goditjen fatale e mori nga makina e dytë, përfundoi poshtë rrotave

Zbardhet dinamika e aksidentit të rëndë të ndodhur në zonën e Treshit në Tiranë të martën, ku humbi jetën një i mitur 7-vjeçar. Përplasja ka ndodhur sapo është ndezur semafori jeshil për makinat.

Fillimisht Tomorr Shukulli i ka dhënë disa monedha 7-vjeçarit, të cilat i kanë rënë në tokë. I mituri ka dalë para makinës për t’i marrë dhe aty është ndezur jeshilja dhe e ka përplasur. Goditjen fatale ia ka dhënë makina e dytë mbrapa, ku fëmija ka përfunduar poshtë rrotave. 55-vjeçari ka ndaluar makinën menjëherë pasi ka dëgjuar njerëzit në rrugë duke bërtitur, ndërsa 42-vjeçarja Valentina Koltraku, ka vijuar rrugën dhe është larguar. Shukulli e ka dërguar fëmijën te Spitali i Traumës, ndërsa fillimisht ka deklaruar se nuk e kishte përplasur ai. Sipas tij, ka dëgjuar të bërtiturat e njerëzve dhe kur ka dalë ka parë fëmijën të aksidentuar, dhe e ka çuar në spital, por jo se ai ka qenë i pari që e ka përplasur.

Zbardhja e ngjarjes është bërë nga kamerat në distancë dhe dëshmitë, ndërsa pak orë më vonë është gjetur një kamer me pamje të qartë që tregon dinamikën e aksidentit. 7-vjeçari, në momentin e aksidentit dyshohet se ka qenë duke lypur. Siç shihet nga fotoja, makina fuoristradë që ndodhet e para afër semaforit, drejtohej nga Shukulli, ndërkohë që makina pas tij drejtohet nga Koltraku.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×