
Wesley Sneijder i doli në mbrojtje Viniciusit për rastin e racizmit në ndeshjen e Champions të Real Madrid ndaj Benficës, duke kritikuar sjelljen e Gianluca Prestianni-t pasi argjentinasi dyshohet se iu drejtuar me fyerje raciste lojtarit të Realit, ndërsa mbulonte gojën për të mos u kapur në kamera.
“Shokët e skuadrës së Vinicius janë të bindur se ai nuk shpik gjëra. Në fytyrën e Prestiannit shihej frika dhe ishte e qartë se ai e kuptoi që kishte bërë një gabim të madh. Do të ketë pasoja,” u shpreh ish-mesfushori.
Për këto komente, Sneijder deklaron se ka marrë kërcënime të shumta nga Argjentina.
“Është një temë e tmerrshme. Javën e kaluar mora 4,000 kërcënime me vdekje nga Argjentina vetëm sepse shpreha mendimin tim. Secili ka të drejtë të ketë mendimin e vet. Edhe ata që më kërcënojnë kanë mendimin e tyre. Unë e bazoj analizën time në atë që shoh,”.
and then