Juglindja e bllokuar prej 5 ditësh, Tedi Blushi: Krim! Rrugëve që kushtuan si të florinjta, s’u ngeli asnjë tegel asfalt

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me situatën dramatike në të cilën ndodhen rrugët në vend, ku prej një jave janë bllokuar disa akse.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se rrugët e ndërtuara nga kryeministri Edi Rama, janë kthyer në pluhur.

“Rrugët e ndërtuara 25 vite më parë nga Ilir Meta, me kosto minimale, qëndrojnë ende sot në këmbë, të plota, funksionale, të pathyera nga koha, të paprekura. Edhe pa mirëmbajtje, mbeten dëshmi e fortë e një pune të përgjegjshme, që i rezistoi dekadave duke u shërbyer të gjithë shqiptarëve. Në anën tjetër, rrugët e ndërtuara nga Edi Rama, me kosto marramendëse, sot janë kthyer në pluhur. Janë çarë, janë shembur, janë zhdukur, si të mos kishin ekzistuar kurrë. Rrugë që kushtuan si të ndërtoheshin me flori, por që nuk u ka mbetur pas as një tegel asfalt. Ilir Meta la gjurmë në infrastrukturë që i mbijetuan kohës, Edi Rama po le vetëm një barrë të rëndë dhe kosto të shtuara e të pamerituara për shqiptarët. Kontrasti është brutal dhe i pamëshirshëm. Po drejtësia ku është? Apo do presë derisa i gjithë Librazhdi të shembet mbi Shkumbin? Krim! Krim! Krim!”, shkruan Blushi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×