“Kosova e pavarur dhe sovrane, Serbia të pajtohet me këtë realitet”/ Spiropali në Prishtinë: Integrimi euroatlantik, element kyç!

Ministrja e Punëve të Jashtme Elisa Spiropali ka zhvilluar këtë të mërkurë një vizitë në Kosovë. Spiropali në një  konferencë për shtyp me zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën të Kosovës, Glauk Konjufca, theksoi se politika e zgjerimit të BE duhet përdorur si një armë e fuqishme dhe se nuk duhet të lejohet që Ballkani Perëndimor të ndikohet nga aktorë të jashtëm që sjellin problematika.

Gjithashtu Spiropali u ndal edhe te Gjyqi në Hagë duke nënvizuar se lufta e UCK ishte një luftë e drejtë.

“Sot në Hagë përballem me drejtësinë udhëheqësit e UCK, ata përfaqësojnë lirinë. E vërteta historike nuk është në gjyq. Ne kërkojmë drejtësi. Dhe kjo është përgjegjësi ndaj Historisë. Integrimi euroatlantik, element kyç”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×