Mjegulla e dendur përfshin disa akse rrugore, vështirësi në qarkullim në autostradën Lushnje-Fier

Zona e Fushës së Myzeqesë, por edhe një pjesë nga zona kodrinore është përfshirë nga mjegulla. Ky fenomen natyror është shfaqur tejet i dendur këtë mëngjes dhe ka krijuar vështirësi kryesisht në qarkullimin rrugor.

Mjegulla e dendur ka përfshirë akset rrugore Lushnje-Fier, Lushnje-Berat dhe Lushnje-Rrogozhinë.

Mjegull të dendur ka patur edhe në aksin rrugor pushimi i shoferit Divjakë dhe autostradë Divjakë. Shikueshmëria e ulët në këto akse rrugore ka sjellë vështirësi dhe vonesa në qarkullim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×