Pas bllokimit të rrugës Librazhd-Prrenjas rriten çmimet e transportit, qytetarët të shqetësuar: Për shumë familje, e papërballueshme

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta edhe në transportin ndërqytetas, ku qytetarët po përballen me rritje të çmimit të biletave.

Nëse më parë për të udhëtuar drejt Tiranë paguanin 700 lekë të reja tashmë çmimi ka shkuar në 1000 lekë të reja për një biletë.

Qytetarët shprehen të shqetësuar për koston e shtuar, duke theksuar se për shumë familje kjo rritje është e papërballueshme.

Megjithatë, shqetësimi më i madh i qytetarëve është se kjo rritje mos mbetet e përhershme edhe pas normalizimit të situatës.

Nga ana tjetër  shoferët shprehen se rritja e çmimit të biletës ka ardhur si pasojë e zgjatjes së kohës së rrugës, konsumit më të lartë të karburantit dhe amortizimit të mjeteve. Sipas tyre, udhëtimi tashmë zgjat disa orë më shumë se zakonisht.

Furgonat që lidhin juglindjen me kryeqytetin janë detyruar të ndryshojnë itinerar, duke kaluar nga aksi Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, çka ka zgjatur ndjeshëm kohën e udhëtimit. Devijimi përmes këtij segmenti, i cili është më i ngushtë dhe me shumë kthesa dhe mbi të gjitha i dëmtuar, ka rritur ndjeshëm  kostot operative.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×