“Prokurorët kanë guxim të burgosin Mogherinin dhe ish-princin Andrew”/ Ish-ambasadori për rastin “Balluku”: Alfa dhe omega e integrimit në BE është drejtësia

Ish- ambasadori i Shqipërisë në Britani, Mal Berisha, ishte sot I ftuar në “Oponencë” në News24, ku u ndal në rastin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Ai bëri një paralelizëm me atë që ndodh në BE, me futjen në qeli të Frederika Mogherinit apo ish-princit Andrew i Britanisë, ndërsa theksoi se ndaj tyre ka prova shumë më pak se ato që ka në rastin e Ballukut.

“Popullli shqiptar do të bëhet autor i një qeverie demokratike në mënyrë ekskluzive i vetvetes, nuk e bën Uashingtoni. Nëse shohim në Perëndim që një prokuror ka guximin të fusë në burg Mogherinin apo ish-princin Andrew në Britani, që kanë si provë emaile, si mund të reformojmë ligjin që mbron të akuzuarit?
Alfa dhe omega e integrimit në BE është drejtësia, nëse e shkel, nuk hyn kurrë në Bashkimin Europian”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×