Spiropali takim me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës: Forcim i bashkëpunimit në shërbim të objektivave strategjike

Ministrja Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa u ndal edhe në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Postimi i plotë: 

Me Kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për forcimin e bashkëpunimit parlamentar në shërbim të objektivave tona të përbashkëta strategjike.
Mbledhjet e përbashkëta të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë thjesht kalendar institucional.
Ato janë shprehja më e lartë e vullnetit tonë për të vepruar së bashku – me ligj, me përgjegjësi dhe me vizion.
Folëm për thellimin e këtij bashkëpunimi, por edhe për detyrimet që burojnë nga historia jonë e përbashkët.
Vlerësuam miratimin nga të dy Kuvendet e Rezolutave në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara.
Drejtësia duhet të jetë e drejtë.
Lufta për liri e popullit të Kosovës nuk mund të relativizohet.
Dinjiteti i atyre që e përfaqësuan atë luftë është pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare.
Ky është një detyrim që e mbajmë bashkë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×