
Champions League luajti këtë të mërkurë ndeshjet e radhës së Play Off.
Juventus dhe Galatasaray do diskutojnë në shtesë një biletë për në fazën tjetër. Ekipi turk fitoi 5-2 në Stamboll, por në Torino bardhezinjtë triumfuan 3-0. Golat e Locatelli, Gatti dhe Mckennie ndezën shpresat për italianët, që bënë një lojë mjaft të mirë, edhe pse luajtën për një pjesë loje me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Kellyt.
Vazhdon garën në Champions Reali i Madridit. Pasi mundën 1-0 Benficën në aktin e parë, në sfidën e kthimit, Los Blancos thyen portugezët me shifrat 2-1.
Barazim 2-2 mes PSG dhe Monaco, me parisienët që i falen suksesit 3-2 në ndeshjen e parë dhe tashmë shkojnë në fazën tjetër.
and then