
TIRANË- I ftuar në “News24”, Ivi Kaso komentoi çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me këtë situatë.
Gjatë intervistës, Kaso tha se PD është e qartë në qëndrimin e saj dhe mbështet fuqishëm kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut duke nënvizuar se për herë të parë është ngritur në lartësinë e pritshmërive të shqiptarëve por edhe të partnerëve ndërkombëtarë.
“E kemi thënë që në fillim që PD mbështet fuqishëm kërkesën e SPAK që për herë të parë ngrihet në lartësinë e pritshmërisë që kanë shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtare që të arrijë të godasë vërtet persona që kanë pushtet. Në këtë rast kemi zv.kryeministren. Duke nisur nga lloji i kërkesës së SPAK, në total janë 9 procedura dhe për një vlerë kompleksive që dyshohet për shpërdorim të fondeve deri në 1.2 mld euro , vlerë e pabesueshme për mënyrën e abuzimit nëse do arrihet të vërtetohet. Por ndalur edhe te faktet që i janë vënë në dispozicion, ne kemi shprehur kërkesën për heqjen e mandatit”, tha ai.
Gjithashtu gjatë intervistës, Ivis Kaso deklaroi që mazhoranca nuk ka guxuar që të dalë publikisht dhe të thotë që është kundër kërkesës së SPAK.
Po ashtu u shpreh kritik ndaj kryeministrit duke thënë se kur SPAK merret me qeverinë thotë se po gabon, ndërsa kur merret me opozitën shprehet se po vepron drejtë. Sipas tij po bën disa lojëra dhe se di shumë mirë se përse e bën.
“Tani ka një pra kthehu që nuk guxojnë ta bëjnë publike sepse janë kundër kërkesës së SPAK. Edhe rregullorja e Kuvendit rekomandon mbajtjen e një qëndrimi. Halli i mall e ka shtyrë Ramën në këtë situatë. Ai e tha edhe në një pjesë të mbledhjes…U duk se refuzon të thotë që të thotë se ky është qëndrim i 5 përfaqësuesve të mazhorancës në Këshillin e Mandateve. Nëse do fliste vërtet në cilësinë e kryetarit të grupit do ishte sinjal i qartë që mazhoranca ka vendosur t’i ofrojë mburojë zv.kryeministren për shpërdorimin më të madh të fondeve të pretenduar nga prokuroria nëse provohet që është në vlerën 1.2mld. Sa i përket infrastrukturës rrugore situata e paprecedentë sepse Juglindja prej disa ditësh është e izoluar. Rama të na gjejë një vend ku izolohet një rajon i tërë. Nuk bëhet fjalë vetëm për një rrëshqitje rruge, por për një korridor të rëndësishëm si Korridori VIII. Një segment i tërë na diel që qenka pas studim gjeologjik, ndërsa aty po punohet prej dy vitesh. Asnjë përgjegjësi nga ministrja që duhet të mbante, unë e kuptoj që ka hallin e prangave, por ai është hall i saj personal dhe sot dikush duhet të merret me hallin e qytetarëve. Kryeministri duhet të ndajë hallin e tyre personal dhe hallin politik të mazhorancës, i shkon numri dy i mazhorancës i shkon në burg, e ka sot kandidate për burg, me hallin e qytetarëve që duhet të kenë shërbime”, tha ndër të tjera ai.
and then