Bie nga çatia e banesës, 49-vjeçari në Shkodër përfundon në spital

Një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Shkodër, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 14:00, në Spitalin Rajonal të Shkodrës është dërguar për mjekim nga familjarët shtetasi K. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×