“E pyes direkt zonjën Balluku, a disponon ajo 2 vila në Drimadhes”, Gazment Bardhi: Ka pasuri të fshehta, SPAK t’i hetojë!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ka ngritur dyshime mbi pasuritë e Belinda Ballukut, për të cilën po heton SPAK, ndërsa sonte u shkarkua nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre.

Bardhi deklaroi se më herët, para se Balluku të merrej e pandehur, ajo kishte kërkuar dënimin e tij për shpifje, por sipas tij, në gjykatë është provuar e kundërta.

“Edhe në rastin e Ballukut, para se të merrej e pandehur kërkonte dënimin tim se kisha shpifur dhe e provova në gjykatë që nuk ishte ashtu”, u shpreh Bardhi.

Ai ngriti publikisht pyetje mbi pasuri të mundshme të padeklaruara, duke përmendur konkretisht dy prona në jug të vendit.

“Balluku ka pasuri të fshehta që SPAK ka për detyrë t’i vërtetojë. Një pyetje kam unë: a disponon 2 shtëpi pushimi në jug të Shqipërisë, në Drimadhë? Dy vila. A po i heton prokuroria?”, deklaroi Bardhi, duke shtuar se është detyra e tij që ta ngrejë këtë shqetësim publikisht dhe ta denoncojë në SPAK.

Sipas tij, akuzat e ngritura deri më tani nga prokuroria përfshijnë 11 fakte penale që lidhen vetëm me një muaj qeverisje. “Nëse këto hetime vazhdojnë që nga viti 2021, ku është zanafilla e përgjimeve, mund të dalin 700 fakte penale”, tha ai.

Bardhi shtoi se dosja e mbërritur në Kuvend lidhet vetëm me një muaj qeverisje dhe pretendoi se prokurorët janë shprehur se, nëse do të printoheshin të gjitha përgjimet që përfshihen në dosjen “Balluku”, do të duheshin më shumë se tre furgonë të mbushur me letër.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×