Ekstradohet nga Dubai Durim Bami. Shoqërohet nga Rinasi drejt IEVP-së prej forcave operacionale

Durim Bami ka mbërritur në Shqipëri pas ekstradimit nga Dubai.

Ai është shoqëruar nga Rinasi drejt IEVP nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

I shumëkërkuar Durim Bami, 47 vjeç, banues në Krujë, ishte në kërkim ndërkombëtar që prej datës 15 maj 2024, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje

Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, kultivimi i bimëve narkotike

Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal

Në Aeroportin e Rinasit, i shumëkërkuari u priti një ekip i specializuar i përbërë nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, Forcat “Shqiponja” dhe Policia e Burgjeve, të cilët e shoqëruan për në institucionin përkatës të ndalimit.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×