“Ndryshimet e qeverisë, kurth për të sfumuar lajmin e largimit”, analisti: Duket si marrëveshje e fshehtë Rama-Balluku. Futi në kabinet njerëzit e saj, largoi Spiropalin…

Analisti Arion Sulo, gjatë emisionit “Kjo Javë”, u shpreh se ndryshimet në kabinetin qeveritar duken si marrëëveshje e fshehtë mes Ramës dhe Ballukut.

Sulo tha se ky është një kurth që Rama ka bërë për të sfumuar largimin e zv/kryeministres nga qeveria.

“Ajo ishte pezulluar, s’mund të vazhdonte. Ky e bën gjithë qeverinë që ta fshehë largimin e Ballukut”, tha Sulo.

Arion Sulo: Kurthi që ka bërë Edi Rama sot, është për të sfumuar largimin e Ballukut. Ajo ishte pezulluar, s’mund të vazhdonte. Ky bën gjithë qeverinë që ta fshehë largimin e Ballukut.

Dhe hajde ta bëjmë më skandaloze dhe më të fuqishme Ballukun. Pse duhet të largohej  Spiropali,  Albana Koçiu që ikën nga ministria.

E rënda e kësaj është si një marrëveshje e të dyve dhe në marrëveshje ka futur të vetët dhe ka larguar kundërshtarët. Spiropali është kundërshtarja e saj. ndryshohet qeveria që të ikë lajmi se largohet Balluku. Të gjithë prisnin heqjen e imunitetit, asnjë fjalë nuk tha për këtë, prêt Rama vendimin e Ulsi Manjës?



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×