Pjesë e dosjes “Metamorfoza”/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg rrezikojnë biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe ish-shefi i Policisë, Ardit Hasanbegaj

SPAK rilexoi sot pretencën për dosjen “Metamorfoza”, një fraksion i veçuar nga të pandehurit e tjerë.

Çështja lidhet me operacionin “Metamorfoza”, që përfshin akuza për sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Të pandehurit po gjykohen me procedurë të shkurtuar.

Më konkret SPAK kërkon:

Biznesmeni Pëllumb Gjoka – 14 vite burg

Ish-shefi i Policisë, Ardit Hasanbegaj – 9 vite burg

Nëse shpallen fajtorë, ata përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, duke u ulur 1/3 e dënimit.

Seanca e radhës u shty për më 9 mars, kur priten konkluzionet e avokatëve mbrojtës.

Ndërkohë, biznesmeni Pëllumb Gjoka, së bashku me disa të pandehur të tjerë, po gjykohet me procedurë të zakonshme në një dosje tjetër të “Metamorfozës”, për vrasjen e Gjin Ndojit, i njohur edhe me mbiemrin Boriçi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×