Seanca paraprake në GJKKO, avokati i Ilir Metës, Cakrani: Për ligjin e minierave kërkojmë të pyetet dhe kryeministri!

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani foli për gazetarët pas mbarimit të seancës paraprake në GJKKO.

Ai theksoi se për çështjen CEZ/DIA ka kërkuar pushimin e çështjes, ndërsa për lobimin nuk është pyetur sipas tij një nga personat kryesor si Ardian Shatku.

Sakaq, sa i përket çështjes së ligjit të minierave ku akuzohet Meta dhe Kryemadhi duhet të pyeten gjithë deputetët që e kanë votuar si dhe kryeministri Rama që tha se tani me këtë ligj do pushojnë problemet e minatorëve.

“Për CEZ kemi kërkuar pushimi ne çështjes. Nuk ekziston fakti që e ka bërë zoti Meta. Për lobimin nuk janë pyetur persona që janë kryesor, Ardian Shatku përmendet 130 herë dhe nuk është thirrur qoftë në Prokurori qoftë në SHBA.

Kemi kërkuar për çështjen e ligjit të minierave ku akuzohen Meta dhe Kryemadhi, kemi kërkuar që çështja të kthehet, dhe të pyeten deputetët dhe zoti Rama që tha me ligjin e minierave nuk do ketë më probleme minatorët. Provat dhe aktet që akuzohet Meta duhet të vazhdojë hetimi. Në datën 5 orën 10 do jetë seanca e radhës. Brenda datës 20 do ketë një vendimmarrje”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×