Vjedhje në subjekte të ndryshme, arrestohet 26-vjeçarja në Tiranë. Kamerat kapin momentin kur përplaset me shitësen dhe…(VIDEO)

TIRANË– Një 26-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës, pas finalizimit të operacionit të koduar “Intervali”.

Kjo shtetase ka kryer dy vjedhje me dhunë gjatë muajit shkurt dhe një vjedhje gjatë muajit janar. Nga hetimet ka rezultuar se kjo shtetase është e dënuar më parë për vjedhje të pronës, ndërsa aktualisht ishte me masë sigurie “arrest shtëpie” për të njëjtin krim.

Dyshohet se kjo shtetase:

-më datë 07.02.2026, ka vjedhur me dhunë në një subjekt;

-më datë 20.02.2026, i ka vjedhur me dhunë, një shumë parash, një shtetasi;

-më datë 03.01.2026, ka vjedhur në një subjekt.

Vijon hetimi për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer kjo shtetase.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×