“Zhegrova mëkatar, por ishte rrezik për kundërshtarin, bëri paraqitje të mirë”, artikulli special i medias italiane

Edon Zhegrova luajti 54 minuta në sfidën mes Juventusit dhe Galatasarayt në Champions. Pavarësisht një rasti flagrant të humbur, sulmuesi dardan bëri një paraqitje të mirë. Media italiane Tuttosport i ka kushtuar së fundmi, një artikull special Zhegrovës.

“Në krahun e djathtë, kosovari u shfaq energjik dhe i papërmbajtshëm, duke ushtruar presion të vazhdueshëm dhe duke krijuar epërsi në duele individuale.

Aksioni që solli golin e dytë të Juventusit, të realizuar nga Federico Gatti, nisi pikërisht nga këmbët e tij – me driblim, shpejtësi dhe zgjedhje të saktë në momentin vendimtar”, shkruan Tuttosport.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×