Banorët e Rrjollit sërish protestë, bllokojnë fadromat në kantier, përplasje me policinë. Dy të lënduar. Protestuesit: Po na sulmojnë me sprai

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë, ndërsa janë përplasur sërish me policinë. Ata kanë shkuar sërish në kantierin ku ka nisur ndërtimi i resortit, ndërsa kanë bllokuar fadromat.

Ata kanë lëshuar akuza në drejtim të policisë se kjo e fundit po i sulmon me sprai, ndërsa dy prej tyre janë lënduar

“Policia e Shtetit, në tokën tonë, duan të na sulmojnë me sprai”, akuzon një protestuese. Protesta në Rrjoll vijon prej disa javësh, ndërsa banorët kërkojnë ndërprerjen e punimeve dhe rishikimin e projektit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×